India tejkaloi pragun e 20 milionë të prekurve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, por qeveria thotë se përhapja po ngadalësohet.

Ky shtet raportoi mbi 355 mijë raste gjatë 24 orëve të fundit, një rënie e ndjeshme nga rekordi prej 400 mijë, i regjistruar më 30 prill.

Kjo i atribuohet edhe pakësimit të testeve ditore, duke nxitur frikë që bilanci në Indi mund të jetë shumë herë më i lartë, raporton A2.

Ndërkohë, vijojnë problemet në strukturat spitalore, teksa mungesa e oksigjenit dhe e shtretërve po pengon trajtimin e të infektuarve me coronavirus.

Kjo ka rritur ndjeshëm bilancin ditor të viktimave, për një total prej 222 mijë jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb