Pothuajse 2 javë kanë forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe ato të policisë që luftojnë flakët që kanë përvëluar sipërfaqe të konsiderueshme anekënd vendit tonë, duke prekur më shumë jugun, që supozohej të gëlonte nga turizmi dhe jo nga flakët apo tymi.

Duke marrë shkas nga situata aspak e këndshme që është krijuar, sidomos poër arsye të zjarrvënies së qëllimshme, Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi u ka bërë një apel qytetarëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai i ka inkurajuar qytetarët që para se të bëjnë veprime me pasoja të rënda në çdo drejtim të mundshëm, t’ia vendosin gishtin kokës.

Reagim i Golemit në “Facebook”:

Për pak sot në Mashkullorë mund të ishte krijuar një situatë e ngjashme me atë në fshatrat e Antigonesë e mos më keq. Falë ndërhyrjes së shpejtë e shmangëm, POR dua të ripërsëris APELIN që secili t’i thërrasë mendjes e të mos luajë me zjarrin.

Edhe kjo e sotmja Ishte zjarrvënie e qëllimshme, që do të marrë ndëshkimin sipas ligjit, por ju lutem tregohuni të përgjegjshëm dhe bashkëpunues në këtë situatë emergjente. Shihni çfarë ndodh me fqinjët tanë dhe kuptoni se mund të jemi vetë përballë një katastrofe të tillë nëse nuk i vëmë gishtin kokës.

I bëj thirrje banorëve të fshatrave e në mënyrë të veçantë barinjve, të tregohen të kujdesshëm. Përballë zjarrit rrezikohemi të gjithë. Nuk vlen rigjenerimi i një kullote më shumë sesa jeta jonë. Ju lutem

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re