Skip to content

Në mesditë reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb: Paraditja në territorin shqiptar paraqitet me vranësira të shpeshta , të cilat do të sjellin reshje të pakta e të izoluara.

Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje me intensitet mesatar në të gjithë vendin ku në Veriperëndim dhe Juglindje herë pas here do jenë në forme rrebeshi.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 50km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta dominojnë gjatë paradites. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë mbetet me mot të kthjellët. Po pasditja sjellë shtim të vranësirave dhe reshje shiu e dëbore me intensitet deri mesatar në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Reshje të dendura shiu e dëbore shoqëruar me stuhi ere mbizotërojnë motin në Rajonin e Mesdheut.

Po ashtu Ishujt Britanikë, Europa Qendrore dhe ajo lindore mbeten me reshje të dendura dëbore.

Ndërsa mot me diell por temperatura relativisht të ulta paraqiten Europa Veriore dhe Gadishulli Iberik.