Në nëntor ndahen shtëpitë e para/ Ahmetaj: Të parat strehohen familjet në nevojë

640-0-60fe7984b71cd.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Java e fundit e nëntorit është afati i ri që qeveria vendos për strehimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti i dy viteve më parë. Numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, bëri me dije se të parët që do të marrin çelësat e shtëpive individuale apo apartamenteve do të jenë kategoritë në nevojë.

ARBEN AHMETAJ

ZV/KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Lista prioritare ka të bëjë me familjet në nevojë me disa kategori që nga  familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, me pensionistë të vetmuar dhe më pas për qytetarët shpërndarja do bëhet me short publik transparent që do organizohet nga njësitë vendore.

 

Të dytët që do të përfitojnë shtëpitë e rindërtuara pas shkatërrimit do të jenë të gjitha familjet që nuk i përkasin asnjë prej kategorive që janë klasifikuar si prioritet për t’u strehuar në një periudhë sa më të shpejtë. Për ta do të ndiqet kjo procedurë.

 

ARBEN AHMETAJ

ZV/KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Mënyra sesi do të shpërndahen apartamentet do të jetë me short publik,  transparent,  që do të zhvillohet nga njësitë vendore, që do të thotë që qytetarët që do të përfitojnë apartamente apo njësi individuale do të jenë përballë shortit publik ku do të përputhet vlerësimi me apartamentet e ndërtuara kohë pas kohe.

 

Angazhimi i sanksionuar edhe në programin qeverisës të Edi Ramës për katër vitet e ardhshme, është që në pranverën e 2022-it të prekurit nga tërmeti të jenë futur në shtëpitë e reja.

Zëvendës-kryeministri nuk ka dha një shifër se sa familjeve iu është dorëzuar çelësi i banesave të ndërtuara nga e para dhe sa janë ende në pritje, thuajse dy vite nga goditja sizmike që la pas jetë të humbura dhe me mijëra të pastrehë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë