Politolog Sadri Ramabaja i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për luftën e mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ramabaja tha se ky konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës ka ndikuar edhe në politikën dhe ashpërsinë në të gjithë vendet e rajonit. Sipas tij, vendet e BE janë të qeta pasi kanë marrë konfirmimin nga Putin se nuk do të kenë pasoja.

“Rritja e elitës ushtarake në Moskë? Ka elementë të theksuar të kësaj tendence, madje edhe në fjalimet e fundit të Gorbaxhovit në vitet 80’ në zemër të saj qëndrojnë ndërtimi i një arkitekture të re në Europë ku gjermania dhe Rusia do të qëndronin në zemër të tyre. Ka elementë të tjerë të së djathtës të cilët mbështesin këtë ide , madje edhe dëshmi për financimin e të djathtës flasin në emër të kësaj krize. Këtë e mbështet strategjia e publikuar e gjeneralit rus i cili përfundoi dokrinën e tij.

Shkak i mirë për përshpjetimin e kësaj strategjie, republika ruse në 2014 bëri pushtimin integrale të Ukrainës dhe pati një heshtje nga perëndimi duke shpresuar se Rusia do të qetësojë situatën. Doktrina e Puninit po rikthen tezën e sovranitetit të kufizuar që ka prodhuar Rushovi, po punohet edhe për një arsye më shtesë. Shkak është edhe tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani.

Konflikti Ukrainë – Rusi si ndikon në vendet e Rajonit – Situata në Ukrainë reflekton gjithandej. Në Maqedoni ka pas sulm në parlament në Mal të Zi një lloj puçi shtetëror, në Bosnje përmes republikës Serbska. Në shtator të vitit të kaluar kishte depërtim në veriun e Kosovës ku ishte një konflikt të shpikur për tabelat e makinave. Mesazhi ishte i qartë për perëndimin, harrojeni Ukrainën sepse ne jemi këtu në Mitrovicë. Në Moskë kanë shkuar politikanët kryesorë të Europës për të tejkaluar situatën që mund të ketë pasoja në 2-3 dekadave të ardhshme.

Roli i vendeve Europiane në këtë konflikt ? Nuk bëhet fjalë për një shpërthim total të një lufte evropiane, ky informacion që jep Moska i bën më të rehatshëm vendet e tjera që nuk kërcënohen nga kjo luftë dhe konflikt. Ata mendojnë që shtëpia e tyre nuk po digjet dhe nuk u intereson çfarë bëhet me fqinjët”, tha Ramabaja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re