Skip to content

Në prag të takimit me presidentin rus/ Biden tregon përse do të jenë në konferenca të ndara: Nuk po bëjmë garë se cili prej nesh do të turpërojë…

Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka në plan të mbajë një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus Vladimir Putin pas samitit. CNN shkruan se Biden ka zgjedhur që të flasë me reporterët në konerencë i vetëm.

Sipas disa zyrtarëve, Rusia kërkoi një konferencë të përbashkët shtypi pas samitit, por SHBA-ja refuzoi pasi ata nuk donin t’i jepnin Putinit të njejtën platformë si ajo që kishte me ish-Presidentin Donald Trump në Helsinki.

“Kjo nuk është një garë se kush mund të bëjë më mirë përpara një konference shtypi ose të përpiqet të turpërojë njëri-tjetrin,” tha Biden, duke shpjeguar vendimin për konferenca të ndara.

/faxweb