Home SHQIPERIA Në presidencë shkoi vetëm Balla/ Meta sqaron pse nuk ftoi Ramën

Në presidencë shkoi vetëm Balla/ Meta sqaron pse nuk ftoi Ramën

0
Në presidencë shkoi vetëm Balla/ Meta sqaron pse nuk ftoi Ramën

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ditën e sotme, kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka qenë në presidencë ku u konsultua me presidentin Ilir Meta për datën e zgjedhjeve në bashkitë pa kryetar.

 

Pas takimit, Meta tha se s’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë forcë politike. Ai shpejgoi se në rast se do të kishte bërë një ftesë për partitë, ato do t’iu ishin drejtuar të gjitha forcave politike.

 

“Kalojmë te çështja e konsultimeve. S’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë forcë politike në vijim të koherencës dhe qartësisë për të cilën jam shprehur në opinionin publik dhe për atë që flet legjislacioni, për zgjedhjet e imponuara për shkak të vakancave. për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë, me iniciativat e mia që kanë enë zyrtare, me KQZ, qeverinë dhe Kuvendin, në të gjitha veprimet që kam ndërmarrë, kam komunikuar me këto institucione. Dhe më Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Lushnjës.

 

Presim vendim zyrtar brenda ditës së sotme. Në rast se unë do të kisha bërë një ftesë për partitë, ato do t’iu ishin drejtuar të gjitha forcave politike. S’ka pasur ftesë për PS, se kjo do i bëhej dhe kryetarit të partisë që ka angazhime të tjera të rëndësishme, apo dhe sekretarit të përgjithshëm. Ka pasur një kërkesë informale po dhe zyrtare ta quajmë, s’u bë qahmeti me kryetarin e shumicës në Kuvend, i cili është zoti Balla.

 

Meqenëse kemi pasur disa dilema të interpretimit të ligjit apo procedurave lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Qëllimi im ishte që brenda afateve ligjore të mbaheshin. Por edhe për punën e KQZ, pasi bëhet fjalë për 6 bashki, që përfundon në Theth dhe përfundon në Lushnjë. Besoj se duhet të jepja një sqarim me zotin Balla si përfaqësues i shumicës në Kuvend, për një vendim të komisionerit të KQZ, Celibashi, që çdo ditë më shumë kohë për këtë institucion do të ishte ndihmuese për një proces cilësor. S’do donim të kishim debat me shumicën për çdo diskutim ligjor”, tha Meta.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë