Analisti Agim Krasniqi, i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për zhvillimet politike në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Sipas Krasniqit, politika në Kosovë ka një strukturë të njerëzve të rinj të cilët shumica prej tyre nuk kanë qenë pjesë e institucioneve të shtetit të Kosovës dhe tashmë ata janë të “pastër”.

Gjithashtu Krasniqi thotë se edhe në Shqipëri po ndodh një ndryshim i madh e cila sipas tij po sjell “erën e shtetit” dhe të zbatimit të ligjit.

“Struktura politike aktuale në Kosovë ka ardhur në pushtet me një premtime për një transformim institucional por edhe të proceseve që kanë penguar Kosovën në shumë sektorë. Qeveria aktuale kanë marrë disa veprime të cilat vërtet e kanë fuqizuar pozicionin e Kosovës në raport me shtetin serb duke përfshirë edhe çështjet që ndërlidhjen me zbatimin e Kushtetutës. Kemi pasur disa raste që herë pas here komuniteti serb të dirigjuar nga Beogradi janë manipuluar dhe kanë punuar në dëm të funksionimit normal të një shteti të Kosovës.

Klasa politike është e re – “Është fakt sepse ndoshta strukturat e vjetra politike kanë pasur impenjime të formave të ndryshme me atë pjesë të veriut, ndonjëherë edhe të kushtëzuara për të bërë ndonjë veprim që nuk është në interes të shtetit. Kjo qeveri ka një strukturë të njerëzve të rinj të cilët shumica prej tyre nuk kanë qenë pjesë e institucioneve të shtetit të Kosovës dhe tashmë ata janë të “pastër”.

Shqipëria të marrë shembull nga Kosova – Edhe Shqipëria tani është në një proces të rikthimit të dinjitetit të shtetit. Së fundmi Shqipërisë po i vjen era shtet. I kërkoj ndjesë të majtë dhe të djathtëve, por i shoh në kuptimin profesional sepse ka një frymë konstitucionale të funksionimit të institucioneve në raport me qytetarët. Edhe pse reforma ka kundërshtime të mëdha pasi kjo ka filluar të zbatohet ku shumë persona kanë qenë të paprekshëm dhe mbi ligjin. Ky proces që po ndodh e shohim si dicka normale brenda shoqërie ka edhe pengesa në funksion të të mirë”, tha Krasniqi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re