Vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha ka folur sot për mediat duke thënë se e ëma e saj ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Anta Kraja u shpreh se mamaja e saj është e pastër dhe ka pasur arsye të fortë që ka liruar të dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu ajo u shpreh se gjyqtarja nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim, por nga ato që ka dëgjuar ka arritur në konkluzionin se e kanë detyruar.

“Ka 16 vjet në Krujë, media po i dëmton imazhin, nuk është mami im siç thotë media, nuk ka në pronësi asnjë makinë e shtëpi. Do marrim pjesë në seancë, mami është shumë e ndershme dhe e pastër, ka pasur një arsye të fortë për t’i liruar ata. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët. Po, ka qenë e detyruar për të liruar kriminelët. Mami nuk më ka shprehur shqetësimin, por me sa kam dëgjuar, kam arritur në konkluzionin se ka qenë e detyruar”, tha vajza e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re