Xhoni Mustafaraj, një futbollist 18-vjeçar, shqiptar, që jeton 15 kilometra larg Codogno ka treguar historinë e tij, në “Le Iene”.

Ai ka shpjeguar se ishte sëmurur me shenjat e qarta të koronavirusit tre javë para se në Itali të konfirmohej rasti i parë i pacientit të infektuar.

Me ethe, temperature të lartë, vështirësi në frymëmarrje, humbje të shijes dhe të nuhatjes ai u shtrua në spital më 2 shkurt në Lodi, duke qëndruar për dy javë me maskën e oksigjenit në kujdesin intensiv. Javën e kaluar ai bëri testin serologjik, që tregoi se kishte të zhvilluar antitrupa ndaj Covid.

Analizat epidemiologjike në fjalë po dëshmojnë gjithnjë e më shumë se mund të ketë pasur raste me të hershme të koronavirusit në veçanti në “zonën e kuqe” në Lombardi para pacientit një, Mattia, i cili më 21 shkurt në Codogno (Lodi) zyrtarizoi edhe fillimin e epidemisë në Itali.

Xhoni Mustafaraj, 18 vjeç u shtrua në spital më 2 shkurt në Lodi. A mund të kishte infektuar dikë tjetër? Këto janë dyshimet e tij dhe te gjitha i ka treguar për emisionin investigativ në Itali.

Xhoni ose “Johnny”, pasi emri i tij shqiptohet, shqip sipas origjinës së prindërve të tij, ka folur pas 20 majit, pasi analizat treguan se nuk ka covid, por ka antitrupat e zhvilluar.

Çfarë ndodhi me ty?

Nuk u ndjeva mirë, ishte e shtunë, 1 shkurt. Unë luajta dhe madje shënova një gol, por më pas fillova të ndjehesha keq, temperatura shkoi 38.5, por kisha shume vështirësi në frymëmarrje dhe nuk lëvizja dot. Pasi njoftuam 911 me morën e më shtruan në spital natën.

Si shkuat në spital?

Me ambulancë, më morën dhe më vunë maskë, por në atë kohë askush nuk mendonte për koronavirusin. Ata më shtruan në spital për dy javë në kujdes intensiv me maskën e oksigjenit. Isha i ndërgjegjshëm, por isha jashtëzakonisht i sëmurë. Nuk kisha shije dhe nuk nuhasja.

Pas kësaj?

«Në kujdesin intensiv, miqtë dhe të afërmit erdhën për të më vizituar, ata mund të hynin pa maskë.

Pas kësaj, unë kalova edhe dy javë në repart, vetëm në një dhomë. Nuk dua të kem infektuar dike dhe dua qe historia ime te jete ndërgjegjesuese. Më nxorën nga spitali ne 26 shkurt, kisha dëmtim të celulave muskulore e hyrjes së tyre në gjak.

Ju bene tampon?

“Jo, urgjenca kishte shpërthyer dhe nuk e kuptoj këtë. M’u deshën dy muaj për tu rikuperuar, u lodha. Babai im kishte simptoma të ngjashme me mua, ethe e temperature te larte dhe i thane të qëndronte të paktën dy javë në shtëpi. Gjithashtu për këtë arsye dua të kuptoj nëse kisha koronavirus ”.

Kur e keni bërë testin serologjik?

“Më 2 maj. Rezulton se nuk kam Covid por kam zhvilluar antitrupa, kështu që do ta kisha pasur. Duhet të bëj edhe shtupë për siguri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re