Ramiz Metaliaj pedagog në UBT i ftuar në Fax News tha se në universitetin ku punon nuk është pranuar asnjë student i pavaksinuar në auditor.

Metaliaj nënvizoi se ata duhet të vaksinohen dhe të këmbëngulet për këtë gjë pasi është domosdoshmëri në kushtet e pandemisë.

Ai tha se secili student duhet të ketë konsulta individuale me mjekun lidhur me procesin e vaksinimit.

“Në UBT nuk janë pranuar studentët e pavaksinuar, në fakt mirë është që të këmbëngulet për këtë gjë sepse është e domosdoshme që të vaksinohen, e njoh mirë fushën epidemiologjike.

Prezenca e tyre për një kohë të gjatë në një ambient të mbyllur dhe pavarësisht vendosjes së maskave përhapja do jetë në shkallë të lartë.

Vaksinat në qarkullim nuyk është se e ndalojnë absolutisht sëmundjen por ndihmojnë organizmin për rezistencë.

Studentët që e kanë kaluar virusin, fitojnë të ashtëquajturin imunizim natyral dhe kanë një hskallë më të lartë rezistence se të tjerët. Imuniteti natyror zgjat më shumë dhe është më efektiv se ai i fituar nga vaksina.

Ne shqiptarët e kemi zakon dhe dalim e flasim me kompetenca per dicka pa ditur asgjë për fushën.

Studentët duhet të konsultohen me mjekët për të marrë informacione të detajuara.

OBSH ka përcaktuar një protokoll, secili individualisht duhet të konsultohet me mjekun.

Raste të tilla sic është pandemia nuk janë situata normale dhe njerëzit duhet tu binden protokolleve që dalin nga institucionet”– u shpreh Metaliaj.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re