“Shkoj çdo ditë atje dhe marr ushqim për të ngrënë… këtu puna është e vështirë. Dielli është shumë i fortë e të bën me dhimbje koke. Xham ka shumë, e mund të prehesh kollaj.”

Kështu tregon një i ri i quajtur Hulio. Ai është 19 vjeçar dhe jeta e tij rrotullohet rreth një deti me mbeturina, në një prej zonave më të varfra të shtetit të tij amë, Argjentinës. 19 vjeçari është një ndër dhjetëra të rinjtë që kanë lindur në varfëri ekstreme, e janë të detyruar të jetojnë e punojnë në landfill… atje ku gjejnë ushqimin, kryejnë punë të përditshme e bëjnë jetesën.

“Atje në landfill kam gjetur materiale dhe kam ndërtuar një shtëpi. Ëndrra ime është që të kem një shtëpi për të qenë, për time bijë. Dua që ajo të ketë gjithë çka unë s’kisha.”-tregon 19 vjeçari.

Njëlloj si Hulio, edhe Rosio jeton në detin e plehrave. Rosio, sot 19 vjeçe, nisi të punojë në landfill qëkur ishte 8 vjeçe. Shkonte të punonte pasditeve, pas shkollës.

“Këtu ku jetojmë nuk ka as sinjal e ndonjëherë marr celularin e ndonjë shoku klase për të bërë detyra apo mësuar. Por shkollën e lashë sepse nuk mundesha. Të mos shkuarit në shkollë më bëri të ndihem keq, sepse doja të shkollohesha, të bëhesha dikush siç i premtova mamit e babait tim.”-tregon ajo.

Gjendja ekonomike është aq e vështirë, saqë ushqimin që ajo e gjen në mesin e detit të plehrave, e gatuan e konsumon.

“Nëse ushqimi është në gjendje të mirë, e marrim për ta gatuar.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re