Teksa qeveria flet për fermerët që duhet të regjistrohen në tatime, të pajisen me kartë, e të marrin naftën më lirë, në Pustec ka një realitet krejt tjetër.

Në këtë fshat, banorët as që e mendojnë të punojnë tokën me makineri, por vijojnë traditën e vjetër, atë me kafshë pune.

Ky është Taqo Ndoni nga fshati Diellas i Bashkise se Pustecit. Pas pensionit modest që përfiton, ai siguron edhe pak të ardhura nga toka, të cilën e punon me parmendë druri si në mesjetë. I moshuari na tregon se nuk ka të ardhura për të përballuar shpenzimet që duhen për të punuar tokën me mjete bujqësore.

Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolevski pranon gjendjen e vështirë ku ndodhen banorët. Por njëkohësisht një situatë e tillë vjen edhe për shkak të ndarjes së tokës në sipërfaqe të vogla.

Bashkia Pustec përbëhet nga 9-të fshatra dhe pjesa më e madhe e banorëve i punojnë tokat e tyre me kafshë pune dhe jo makineri, pasi nuk përballojnë shpenzimet. Kjo situatë është edhe në shumë fshatra të tjerë të vendit, kryesisht në zonat e thella./ vizion plus

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re