E gjithë situata e tensionit dhe paqartësisë në vijën bregdetare ka ardhur si pasojë e neglizhencës së shtetit. Nënkryetrari i Unionit turistik Fatos Cerenishit, i ftuar në “E-ZONE” në “Vizion Plus” u shpreh së në rast se shteti do të zbatonte afatet ligjore që vetë, ka miratuar kjo situatë duhet të ishte mbyllur muaj më parë.

 

“Unë mendoj së këto tensione kanë ardhur si pasojë e neglizhencës së autoriteteve dhe s’ka çfarë arsye tjetër të ketë. Vetë ligji parashikon që lejet duhet të mbyllen që në mujin mars, ndërkohë që jemi në fillim të korrikut dhe ende ky proces nuk ka përfundur”, u shpreh Cerenishti.

 

Sipas tij aksione të tilla policore në kulmin e sezonit kanë më shumë efekte negative sasa pozitive.

 

Aksioni policor ku dhjetëra policë zbarkojnë në vijën bregdetare është një imazh negativ si dhe ka ndikim negative në industrinë turistike. Të thuash turizëm do të thotë pushime, relaks dhe jo tensione apo vetëgjyqësi. Me një mirëmenaxhim situata të tilla mund të ishin parandaluar.  

 

Referuar ligjit, njësitë akomoduese kanë prioritet në dhënien e lejeve, ndaj tashmë leja për shfrytëizmin e plazheve do të jetë 5-vjecare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re