Një komisioner i dyshuar me Covid-19 është larguar nga një prej qendrave të votimit në qytetin e Vlorës.
Mësohet se komisoneri është paraqitur që në mëngjes herët në Qendrën e Votimit ku është caktuar, por ka qenë nëna e tij, ajo që i ka kërkuar të largohet, pasi sipas saj ai ishte i infektuar nga Covid-19.
Fillimisht komisioneri ka refuzuar të largohet, por me insistimin e komisionerëve të tjerë, ai është larguar, ku pritet që të kryejë një tampon e të paraqitet përsëri në Qendrën e votimit.
Kjo ka sjellë dhe vonesa në nisjen e votimit në këtë qendër votimi, dhe mbetet për tu parë zgjidhja që do të jepet.
