Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë nëntë persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë virusit. Ndërkohë 495 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid.

Janë kryer 3732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë, në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Tetor 2021)Raste të reja ditore 495Të shëruar në 24 orë 606Të shtruar në spitale 153Humbje jete në 24 orë 9Testime ditore 3732

Testime totale 1,250,052Raste pozitive 176,667Raste të shëruara 167,308Raste Aktive 6,562Humbje jete 2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 3002Durrës 782Fier 666Shkodër 517Vlorë 257Elbasan 281Lezhë 226Berat 210Gjirokastër 207Kukës 154Korçë 152Dibër 108

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re