Neritan Ceka,i ftuarnë emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, ku sipas tij, tha se ai do ta mbështesë Lulzim Bashën, edhe pse PD është në opozitë.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi:Një  lider opozite ka humbur katër herë në zgjedhje mos është vallë ky fitimtar për të humbur ?

Ceka:Po përse duhet të fitojë gjithmonë?  Këta çunat e mirë që kemi sot në opozitë po i fute në pozitë nesër, do të bëhen si këta që janë tani, çfarë fituam asnjë gjë.

Rakipi:Ju po thoni të rrinë në opozitë?

Ceka:Të rrinë në opozitë, të forcojnë opozitën të bëjnë opozitën mirë,sepse këtë se kemi pasur.

Rakipi: Dhe vetë Bashës kjo ipëlqen, me çfarë kemi vënë re.

Ceka:Kjo më pëlqen dhe mua.

Curri:Kjo është origjinale.

Rakipi:Na keni kapur mat, se dhe atij këtu i ka mbetur mendja, thotë rri aty në opozitë.

Curri:Dhe ai. një ditë kur të fitojë, do të habitet.

Rakipi: Nuk besoj se do ta pranojë. Ai nuk ikën nga aty.

Ceka:Unë do ta mbështes për opozitë.

Curri:Përjetësisht?

Ceka:Përjetësisht.

Rakipi:Ai nuk ikën ng partia

Ceka:Do ta mbështes edhe katër vjet si zgjedhës,se njerëzitmendojnë se jam i PD-së, por nuk jam aktivist i PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re