Neritan Ceka, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka zbuluar edhe takimet me Lulzim Bashën dhe këshillat që i ka dhënë për drejtimin e Partisë Demokratike.
Ceka shprehet se, Partia Demokratike sot nuk është një parti moderne.
“Unë i kam thënë Lulzim Bashës, që Partia Demokratike duhet të jetë një parti moderne, por sot aktualisht, ajo nuk është moderne. Ty të konsideroj një lider modern, por partia nuk është e tillë. Partia Demokratike ka një bërthamë, e cila është bërthama që tërheq nga prapa. Dhe shumë nesër votojnë kundër PD, për arsye të kësaj bërthame, edhe nëpër fshatra.Kjo ka qenë këshilla e parë. E dyta,mendoj unë kemi një krizë të sistemit demokratik, dhe ky sistem, ka dy shanse të funksionojë: Një si në SHBA dhe një tjetër si në vendet nordike, pra problemi është i partisë, dhe nuk ka disiplinë shtetërore. I thash Bashës, mënyrën sesi duhet të zgjidhen deputetët, pra të ketë sa më shumë pjesëmarrje, etj, dhe ligji i parë që duhet të deklarojë është që partia e ka të ndalur të ndërhyjë për vende pune”, tha Ceka, dhe Basha më tha është intersant ky mendim .
