Shoqata e Transportit në një deklaratë për mediat sot tha do të reduktohet me 50% shërbimi i transportit urban nëse qeveria nuk reagon me marrjen e masave.

Përfaqësues të Shoqatës deklaruan se kanë kërkuar plotësimin e e 4 kërkesave financiare , si: Kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë; Kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; Kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone; Kompensim të tarifës për biletën e studentit.

Shoqata paraljamëroi se nëse nuk ulen në një tryezë për të diskutuar me organet kompetente atëherë do të shkojnë drejt kolpasit financiar.

“Duhet të bashkohemi dhe ti japim zgjidhje kësaj situate. Ne kemi pasur kërkesa për infrastrukturën dhe eleminimine disa taksave por mbetet vendim i Këshillit Bashkiak dhe qeverisë.

Ne e kemi deklaruar në cdo shkresë që po shkojmë drejt kolapsit financiar, jemi në krizë po falimentojmë”- u shprehen ata.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re