Skip to content

Neymar injoron Barcelonën, i vë vulën qëndrimit të tij, ja sesa para do të fitojë me kontratën e re

Futbollisti i famshëm i PSG, Neymar gjatë gjithë kohëve të fundit ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadra e Barcelonës.

Por tashmë, të gjitha këto aludime kanë rënë poshtë duke qenë se Neymar sapo ka firmosur kontratën e re me skuadrën franceze PSG.

Janë bërë të ditura edhe detajet që përmban kjo kontratë me shifra marramendëse.

2.5 milionë € në muaj
625.000 € në javë
89.200 € në ditë
3.700 € në orë
62 € në minutë

PSG e zyrtarizoi rinovimin përmes një klipi të shkurtër, duke me momente të shkëlqyera të numrit 10 që nga transferimi i tij për 222 milionë euro nga Barcelona në verën e vitit 2017. “Këtu është Paris”, dëgjohet të thotë “ylli” brazilian.

“Është një kënaqësi e madhe të zgjas përvojën time te Paris Saint-Germain. Jam shumë i lumtur në Paris. Është krenari të jesh pjesë e këtij grupi, të punosh me këta lojtarë, këtë trajner të shkëlqyeshëm dhe të jesh pjesë e historisë së këtij klubi. Këto janë gjërat që më bëjnë të besoj në këtë projekt të madh”- ka thënë Neymar.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb