Ju hani kandil deti si në Lindje? Ta skuqni me kallamar, marinoni në karpacio ose me kontraste shijesh si me mocarelën e buallit. Gjithnjë e më shumë kuzhinierët po kënaqen në krijimin e pjatave kreative dhe origjinale të bazuara në kandilin e detit, përbërësi më i fundit në kuzhinën perëndimore.

E nëse restorantet i ofrojnë në menu, buletinet nga plazhet flasin tashmë për një bum në ujërat e Mesdheut, me frikën e kontaktit të tij. Jemi mësuar të mbajmë distancë nga kandil deti, duke vrapuar përsëri në breg sa herë që hasim një në det për të shpëtuar veten nga pickimet e dhimbshme. Atëherë, pse duhet të mendojmë t’i hamë ato?

Ngrënia e kandilit të detit: çfarë lëndësh ushqyese ofron?

I thjeshtë dhe i përbërë kryesisht nga uji (deri në 95 për qind), kandil deti është një burim potencial ushqimor me kalori të ulët, pa lipide dhe i pasur me kripëra minerale dhe proteina, duke përfshirë kolagjenin në formë të hidrolizuar që ka veti të njohura antioksiduese dhe antihipertensive.

“Disa specie jetojnë në simbiozë me mikroalgat të cilat pasurojnë indet me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6 – shpjegon Antonella Leone, studiuese në CNR-Institute of Animal Production Sciences (Ispa) –. Një numër speciesh janë pjesë e traditës mijëravjeçare të kuzhinës Kineze dhe Azisë Juglindore. Disa lloje mesdhetare kanë karakteristika të ngjashme, kështu që ato janë potencialisht të ngrënshme, por duhen bërë akoma studime për t’u njohur si ushqim”.

Kandili i detit hynë tek ushqimet e reja 

Në Evropë, rregulloret për sigurinë ushqimore flasin qartë: çdo ushqim që nuk është ende i certifikuar emërtohet nën të ashtuquajturat ‘ushqime të reja’ të cilat, përpara se të mbërrijnë në tryezën e ngrënies, duhet të verifikohen për sigurinë dhe jotoksicitetin e produktit. , si dhe për trajtimet e konservimit dhe për sigurinë e produktit përfundimtar.

Shpesh ruhet në kripë

“Në vendet aziatike, kandil i detit i kapur i nënshtrohet një procesi të gjatë, i cili përfshin dehidratimin me kripën e alumit, përdorimi i të cilës është e njohur edhe në kontinentin tonë, por duhet t’i nënshtrohet disa kontrolleve me ligj – vazhdon studiuesi -. Disa lloje janë toksike, si Pelagia e cila është shumë e zakonshme në brigjet europiane. Ato nuk mund të konsumohen drejtpërdrejt, por mund të bëhen të ngrënshme pas trajtimit. Megjithatë, është mirë të jemi të kujdesshëm: studimet janë duke u zhvilluar për të vërtetuar sigurinë e këtyre proceseve të ruajtjes.”

Ngrënia mund të zvogëlojë numrin e tyre 

Ndërsa presin dritën jeshile nga EFSA, autoriteti evropian i sigurisë ushqimore, disa nutricionistë perëndimorë nënvizojnë vetitë ushqyese të këtyre banorëve të detit dhe se ngrënia e tyre sot mund të ketë ndikim edhe në ekuilibrin e mjedisit ujor, të rrezikuar pikërisht nga ndërhyrja pa fre njerëzore. Në pellgun e Mesdheut, në fakt, është  ulja e grabitqarëve natyralë të kandilt të detit, si toni, që shkakton një efekt domino në zinxhirin ushqimor, me një përhapje të pa shqetësuar të popullatave te kandil detit. Duket se e vetmja zgjidhje (sigurisht që nuk ndahet nga të gjithë) është ngrënia e tyre.

Përshtati në shqip .V.K.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko