Në fjalimin e tij si president Donald Trump e ka kthyer vëmendjen edhe te gjinia, ku tha se nga sot e tutje në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.
Trump tha se do t’i japë fund asaj që ai thotë se ka qenë politika e qeverisë për të sjellë racën dhe gjininë në “çdo aspekt të jetës publike dhe private”, duke u zotuar se do të krijojë një shoqëri “të verbër ndaj ngjyrave dhe të bazuar në merita”.
“Ka vetëm dy gjini. Ne do të formojmë një shoqëri të verbër ndaj ngjyrave dhe të bazuar në vlerën e çdo personi.
Nga sot do të kemi politikën zyrtare të bazuar në logjikën e ekzistencës së vetëm dy sekseve: mashkullit dhe femrës.
Këtë javë unë do të rivendos ata që humbën punën sepse nuk pranuan të vaksinohen dhe do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv që liron Forcat e Armatosura për të mposhtur armiqtë e Amerikës”- tha Trump.