Skip to content

Ngacmoi seksualisht të miturën 5 vjeçe, dënohet me 6 vite e 8 muaj burg 48-vjeçari në Berat

Dënohet me 6 vite e 8 muaj burg 48-vjeçari Sokol Kapinova, i akuzuar për “marrëdhënie seksuale me të mitur, e mbetur në tentativë”.

Prokurori Dritan Gripshi kërkoi për Kapinovë 9 vite burg. Ngjarja ndodhi në 18 Qershor 2020 në banesën e Kapinovës, që ngacmoi seksualisht një të mitur 5-vjeçe.

Ka përfunduar sot çështja penale në ngarkim të të pandehurit Sokol Kapinova, i akuzuar për veprën penale “marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 100/1-e22 i Kodit Penal.

Sokol Kapinova, 48 vjeç,është përfaqësuar në seancën gjyqësore nga avokati i tij mbrojtës.

Prokurori i çeshtjes, Dritan Gritan Gripshi, i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dënimin e tij me 9 vite burgim.

Sipas prokurorit, akuza në ngarkim të 48-vjeçarit Kapinova provohet nga aktet e ekspertimit si dhe nga provat shkencore dhe ato me dëshmitarë.

Mësohet se gjatë të gjitha seancave gjyqësore ku i pandehuri ka qenë i pranishëm, ai e ka mohuar akuzën dhe nuk ka shprehur pendesë.

Trupi i gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Durim Hasa, Matilda Llangozi dhe kryesuesja Entela Gjoni, pasi kanë dëgjuar prerendimet e palëve, e kanë shpallur Kapinovën fajtor dhe e kanë dënuar përfundimisht me 6 vite e 9 muaj burgim , të cilat do t’i kryejë në burgjet e sigurisë së zakonshme.