Skip to content

Ngjarje tragjike në Detin Mesdhe, mbyten 2 anije plot me emigrantë, dhjetëra të vdekur

Dy anije janë mbytur ditën e sotme në detin Mesdhe. Reuters shkruan se nga mbytjet e anijeve 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa deri tani janë shpëtuar 165 të tjerë.

Kërkimet për emigrantët e tjerë që kanë rënë në det ende po vijojnë. Anijet u mbytën teksa u përpoqën që të kalonin detin Mesdhe në ishullin italian të Lampedusa.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tuniziane, Mohamed Zekri tha se anijet me emigrantë ishin nga Tunizia, ndërkohë që emigrantët e vdekur ishin nga Afrika nën-Sahariane.

Deri tani me qindra emigrantë nga Afrika dhe Azia kanë humbur jetën në detin Mesdhe, teksa përpiqen që të kalojnë për në Evropë për një jetesë më të mirë.

(E.H/Faxweb.al)



/faxweb