Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë paradite në Fier, në një prej qendrave të vaksinimit, ku e ka quajtur papërgjegjshmëri të Lulzim Bashës , takimet që ai bën me qindra persona, në një kohë kur vendi është nën përphapjen masive të Covid 19.
Rama tha se asnjë karrige dhe asnjë post në qeveri nuk është aq i rëndësishëm sa të sakrifikohet shëndeti u qytetarëve, ndërsa tha se përmes vaksninimit, po tentohet që të shkëputet zinxhiri i infektimit.
“Është e papranueshme që për shkaqe partiake, dikush jep shembullin më të gabuar, duke ngritur gishtat mbi makina. Kjo është një luftë për shëndetin, për jetën, për jetë a vdekje, për shumë njerëz që janë më të dobët nga pikëpamja fizike.
Duhet kujdes, të distancohen nga situatat absurde që tregojnë injorancë dhe papërgjegjshmëri të madhe. Fushata, zgjedhjet, vendet në parlament, karriget postet, janë të gjitha pesë me hiç, përpara kësaj sfide dhe përpara këtij objektivi. Ne do të vazhdojmë të bëjmë shumë kujdes, turpi iu mbetet atyre që e kanë”, tha Rama në Fier
/faxweb
