Emergjencat Civile njoftojnë se qarku i Elbasanit gjatë mbrëmjes së djeshme ka qenë nën temperatura nën zero.

Emergjencat Civile shprehet se disa akse në qarkun Elbasan janë problematike për t’u kaluar, ndërsa janë të kalueshme edhe pa zinxhirë.

Njoftimi i plotë:

Elbasan-Njoftim i EC-

Gjate nates qarku Elbasan eshte gjendur ne temperatura te uleta nen zero grade dhe presence te ngricave te forta ne gjithe qarkun.

Ne aksin rrugor Elbasan – Qafe Thane eshte hedhur kripe nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Ne aksin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende qe ka prani ngricash e po hidhet kripe nga firma kontraktuese. Qarkullimi pa zinxhire.

Ne askin rrugor Librazhd-Stebleve po punohet per hapjen e segmentit Fushe Studen-Klenje. Qarkullimi me zinxhire.

Te gjithe akset e tjera nacionale jane te hapura per qarkullimin e mjeteve.

Vazhdon edhe sot puna per hapjen e disa rrugeve rurale ne te 7 bashkite e qarkut.

Ne furnzimin me energji elektrike kemi disa fidra me probleme ne Nj.A Klos bashkia Cerrik, Nj.A Pishaj bashkia Gramsh, Nj.A Labinot Fushe, Gracen te bashkise Elbasan dhe ne bashkine Prrenjas ku gjithsej jane pa energji elektrike rreth 700 abonente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re