Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Intervalet e kthjellimeve do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen në intensitet të ulët e lokalisht mesatar në orët e para të mëngjesit. Gjatë ditës shi i dobët lokal.

Në zonat malore borë e dobët. Mjegull e dendur gati gjatë gjithë ditës në lugina. Ngrica në pjesën veriore dhe verilinore të vendit që prej orëve të mëngjest e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.

Era me drejtim veriperëndim- perëndim mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 3 dhe 4 më e theksuar në orët e mbrëmjes.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 3/14 re shi diell

Kukës -1/5 re shi borë

Lezhë 4/10 re shi diell

Dibër -1/5 re shi borë

Durrës 8/16 re shi diell

Tiranë 6/15 re shi diell

Elbasan 5/14 re shi diell

Berat 7/16 re shi diell

Vlorë 8/16 re shi diell

Korçë 3/10 re shi borë

Gjirokastër 8/15 re shi diell

Sarandë 6/16 re shi diell.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re