Instituti i Shëndetit Publik iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve të kenë kujdes në këto ditë ku temperaturat shënojnë nën zero, duke dhënë disa këshilla për të gjithë, për të mbrojtur veten nga të ftohtët.

 

“Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistentë ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit. Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë. Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme. Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme. Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme. Mos harroni të merrni celularin”.

 

Java u mbyll me temperatura ekstreme që shkuan deri në minus 16 gradë. Ndonëse të parashikuara, ditët e acarit mbërthyen keq vendin, duke krijuar vështirësi në fshatra relativisht të thella, si dhe ndërprerjen e përkohshme të ujit dhe energjisë elektrike në disa zona.