Nga monitorimi periodik në zonën e Shkodrës sot situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

“Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.78 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 20cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.95 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 22cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.40 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 25cm.”

Njoftimi i plotë:

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 4005 Ha

Tokë e pakultivuar 795 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 2905 Ha

Grurë 160 Ha

Bimë Dekorative 102 Ha

Pemetore 40 Ha

Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 140 cm.

Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1270 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf. Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 960 Ha

Grurë 45 Ha

Pemëtore 35 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Serra 3 Ha

Shtëpi të përmbytura 4.

Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 2.5m.

Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm. Është vështirësuar gjendja nga përmbytjet në lagjen Gallube, fshati Oblikë. Është vështirësuar gjendja nga përmbytjet në lagjen Xhakaj, Kurtaliaj, fshati Muriqan.

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1650 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 340 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 1120 Ha

Grurë 95 Ha

Bimë dekorative 95 Ha

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.
121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.
Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 160 Ha, kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

Tokë e pakultivuar 35 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 125 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 400 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Të pakultivuara 60 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 320 Ha

Grurë 20 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

Tokë e pakultivuar 140 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha

Pemtore 5 Ha

Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

Kërkohet mbeshtetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re