“Ngrihu në lartësinë e flokëve të krehura me kujdes”, Rama-Bashës: Të konsideroj mik, nuk të shoh dot qenef si Berisha…

rqama.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Rama-Bashës:

Krejtësisht e pavërtetë që shteti shqiptar ka nisur të paguajë, ju doni të bëni një Komision Hetimor që dëmton drejtpërdrejtë financiat e RSH-së. Konfidencialiteti është detyrues, edhe për të zgjedhurit, nuk po them për qimi.net. Nuk mundet që një komision hetimor të kthehet në një dosje më shumë për avokatët e palës tjetër.

Ai person është i kërkuar nga drejtësia shqiptare, dhe ju bëheni aleat dhe me atë. Mos keni marrë ndonjë kaush me fara luledielli nga ky, nuk e them unë këtë, nuk hyj unë në këto. Lulëzim ta kam thënë që unë hallexhinjve nuk i shtoj hallet, je hallexhi sot, më vonë flasim prapë. Zgjidhi hallet e tua, por mos hy në garë me atë të foltores, në atë fushë është më i mirë ai, është qenefi i Shqipërisë, je shumë pllakë majelike për të qenë si ai. Komisionin harrojeni se nuk do të bëhet kurrë.

Unë ia kam thënë personalisht Lulëzimit që po u bëre si ai bie në grop, ji në lartësinë e flokëve të krehura me kujdes, në lartësinë e kostumit, dhe buzëeshjes që ke. I fsheh mirë ato që mendon, por të paktën jo me gojë, nuk mundesh të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti. Për mua që të konsideroj mik nuk të shikoj dot.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë