Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e martë parashikohet me diell dhe me ulje temperaturash nën minus në të gjithë territorin e vendit.
Parashikohen vranësira të pakta kalimtare në relievet malore, ndërsa mjegull e dendur do të jetë prezent nëpër lugina në orët e mëngjesit deri në orët e para të ditës.
Gjithashtu, parashikohen ngrica të forta në akset rrugore në relievet malore dhe ato kodrinore.
Era do të fryjë, me drejtim verilindje -veriperëndim 1-12m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër -4/7 diell
Kukës -5/5 diell
Lezhë -2/7 diell
Dibër -9/2 diell
Durrës -2/7 diell
Tiranë -3/8 diell
Elbasan -5/7 diell
Berat -6/10 diell
Vlorë -1/10 diell
Korçë -12/-1 diell
Gjirokastër -6/7 diell
Sarandë -2/11 diell.