Banorët e Moravës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme kundër çmimeve të shpronësimeve që qeveria shqiptare ka caktuar për pronat që preken nga ngritja e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë.

Shumë prej tyre shprehen se nuk i pranojnë vlerat e vendosura pasi janë shumë larg çmimit të tregut dhe se do të vijojnë me protestat e tyre derisa ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi të ulet në bisedime me ta dhe të bien në dakordësi.

Ne duam të na caktojnë me çmimin e tregut që është sot, sa shiten shtëpitë këtu në këtë vend atë kërkojmë. Mua për shtëpinë 3 katëshe më japin 100 milionë lekë, një apartament në pallat më thanë 70 mijë euro. I lutemi ministrit të mbrojtjes Peleshit të vijë të flasë me ne“, thotë një nga banoret.

Ndërkohë një tjetër banor ka paralajmëruar se pronën e tij do ta lëshojë vetëm më gjak:
Asnjë përgjigje nuk kemi marrë nga ministri i Mbrojtjes, asnjë nuk vjen. Kërkojmë çmimin e tregut që është sot për banesat. Me aq sa është 450 euro për metër katrorë. Kam punuar 30 vjet në Greqi që kam vënë këtë pasuri. Veç luftë për karrige vetë, këtëj na vënë këmbën neve.

Çfarë do bëjmë ne, kam bërë 6 operime në duar nga puna që kam bërë në Greqi. Dhe kjo shtëpi nuk do lihet kështu, me gjak do lihet. Unë jam kundër dhunës, me këtë shtet që kemi ne kështu do shkojë puna“.

Ndërkohë një tjetër banor bën paralelizëm me shpronësimet në Kosovë ku sipas tij çmimet për metër katrorë kanë qenë shumë të larta:
Nuk na ka ardhur asnjë shkresë, ndërkohë që flitet se punimet do të nisin në janar. Këta kur u leverdis e ke tokën në përdorim. Në 30 vjet shteti ska ardhur ndonjëherë të interesohet se çfarë bëj unë. Me plehrat çmimet kanë shkuar stratosferë. Ku vete ky me 1500 euro dynymin të më marrë tokën në zemër të Myzeqesë që ka mbajtur Shqipërinë gjallë.
Ska ekspertë Berati që të na vlerësojë tokën. Ky as spo na e merr, as po e vlerëson, po na e vjedh. Çmimin e Ballkanit ky sna e jep, e dimë sa e ka marrë në Kosovë baza e NATO-s
. ”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re