Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka reaguar pas lajmit se një 30-vjeçar përdhunoi gjyshen e tij në Divjakë.

Lajmi ka tronditur mbarë opinionin shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Açka shkruan se natyrisht po të shohësh “kryeministrin tënd që përdhunon qytetarët e vet me këpucë faqe Zotit, a thua se po ia vë në qafë çdo shqiptari, kjo të duket hiçmosgjë!”

Sipas saj, ndërkohë që e gjithë Evropa është e mbyllur, ne rrimë kafeneve, festave e mitingjeve.

Postimi i plotë:

E trishtueshme,

Po natyrisht, po të shohësh kryeministrin tënd që përdhunon qytetarët e vet me këpucë faqe Zotit, a thua se po ia vë në qafë çdo shqiptari, kjo të duket hiçmosgjë!

Shqipëri, mbaj frymën para se të kthehesh në çmendinë!

Ndërkohë e gjithë Europa e mbyllur,

veç ne kafeneve,

mitingjeve,

festave, si kuaj azat,

e Korona në qejf të vet, mes nesh kërdinë!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re