Në një intervistë të siguruar nga Top Channel, Ismet Meçani, djali i 89-vjeçares që u përdhunua nga nipi i saj Saimir Meçani, tregon më shumë detaje.

Ai thotë se 89-vjeçarja tani po merr trajtim mjekësor, ndërsa konfirmon se ajo është përdhunuar: E gjetëm të zhveshur tregon ai.

Dëshmia

U futëm brenda dhe e pyeta mamin , kush të ka rrahur? Ja ky më tha.

Atë e ka djalin e djalit?

Po

Çfarë i kishte bërë nënës?

E kishte c’veshur, kishte bërë punët e veta.

Po ai djali e pranon?

Jo se pranon ai, as të rrahurën se pranon ai.

E mori ai djali tjetër e futi në dhomë. E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? Po më tha nëna.

Kush e njoftoi policinë?

Unë

Ju dyshoni që e ka bërë?

Po se plaka ishte e zhveshur, trupi është i goditur.

Vuan nipi nga ç’rregullime mendore?

Jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje.

Ai është 35 vjeç Saimir Meçani e ka emrin.

Është djali i gruas, ka baba tjetër.  Kishte ardhur nga Greqia.

(tch)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re