Ka nisur procesi i verifikimit të mandateve në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kryetari i forumit rinor të FRPD-së, Belind Këllici tha se “transparenca” është thelbi kryesori këtij Kuvendi ndërsa ka nisur puna e komisionit për verifikimin e mandateve. Këlliçi tha se çdo delegat është i pajisur me kodin unik “QR” që identifikon ata në kohë reale, ndërsa komisioni do të verifikojnë vlefshmërinë e tyre.

“Nis procesi i verifikimit tw prezencës së delegatëve në Kuvend për të parë nëse kemi fuqi vendimarrëse. Në stadiumin Air Albania është verifikuar cdo delegat me kodin unik “QR” dhe ky verifikim bëhet në mënyrë individuale të cdo delegati. Kryefjala e këtij kuvendi ka të bëjë me transparencë, delegatët ja ku janë askush nuk i trembet të vërtetës. Komisioni i verifikimit të mandateve nis punën. Gjithashtu iu bej publike listën me emrat e personave që do të ndihmojnë në komisionin e verifikimit të mandateve”, tha Këlliçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re