Nishani zbuloni zbulon planet e “fshehta” të PD-së: Ja kur do të zhvillojmë zgjedhjet e parakohshme…

Screenshot_9-5.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish-presidenti, Bujar Nishani ka zbuluar planin e fshehtë të PD-së për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që moderohet nga Aulon Kalaja, Nishani tha se pasi PD-ja të kalojë krizën e brendshme, ata kanë në plan për të zhvilluar zgjedhje të përgjithshme para vitit 2025.

“Pasi të kalojmë krizën në PD ne do t’i drejtohemi shqiptarëve me një plan për të gjetur zgjidhjen e krizës para vitit 2025. Ne e kemi plan për ta çuar Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme kjo është pjesë e projektit tonë”, tha fillimisht Nishani.

Gjithashtu ish-presidenti zbuloi edhe bisedën që kishte zhvilluar Lulzim Basha me ish-kryetarët e bashkive të PD-së të cilëve në vitin 2019-të u kërkoi që mos futeshin në zgjedhjet lokale duke i dhënë edhe një premtim.

“Kur është marrë vesh që PD nuk do të hymë në zgjedhjet lokale, Basha i mblodhi të gjithë kryetarët e bashkive dhe i ka kërkuar garanci që mos futen në zgjedhje dhe ata ranë dakord por me një kusht: Nuk do të hyjmë në zgjedhje të përgjithshme nëse nuk zhvillohen zgjedhje të regullta lokale ose të zhvilloheshin njëkohësisht edhe zgjedhje lokale edhe të përgjithshme. Kjo nuk rezultoi atëherë ai e humbi seriozitetin”, tha Nishani.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë