Bulqiza është përfshirë nga reshjet e borës këtë të hënë. Reshjet kanë nisur në orët e paradites, ndërsa vijojnë të jenë prezente në të gjithë territorin e kësaj bashkie.

 

Aktualisht mësohet se probleme ka në zonat e thella malore të disa njësive administrative si Krastë, Zerqan, Fushë Bulqizë, Ostren e Trebisht.

 

Në disa nga fshatrat e këtyre njësive trashësia e borës shkon deri në 15 cm shoqëruar me temperatura të ulta. Kjo ka bërë që rrugët të kalohen me vështirësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re