Një fluturim i Amerikan Airlines iu desh të bënte një ulje emergjente në Nju Jork të mërkurën e kaluar (7) pasi tualeti i avionit filloi te nxirrte uje .
Një fluturim i Amerikan Airlines që nisej nga Dallas, Teksas, për në Spanjë iu desh të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy mbrëmjen e së mërkurës 7 për shkak të një problemi me banjën.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se tualeti ka filluar të rrjedhi . American Airlines tha në një deklaratë se problemi ishte në lavamanët e banjës.
Linja ajrore ofroi strehim për pasagjerët e prekur, të cilët vazhduan udhëtimin për në destinacionin e tyre të enjten më 8.
“Ne kurrë nuk duam të prishim planet e udhëtimit të klientëve tanë dhe të kërkojmë falje për shqetësimin,” tha një zëdhënës i Amerikan Airlines.