Skip to content

Njëri pas tjetrit, shtetet e fuqishme të BE-së bllokojnë Astra Zeneca-n

Italia është shteti i radhës së BE-së që ka pezulluar përdorimin e vaksinës Astra Zeneca, pas dyshimeve që kjo e fundit shkakton mpiksje gjaku.

Lajmi që Italia ka pezulluar përdorimin e vaksinës Astra Zeneca vjen pak pasi Gjermani mori një vendim të njëjtë ditën e sotme, duke mos lejuar përdorimin e kësaj vaksine për momentin.

Edhe Franca ka bërë një veprim të njëjtë me 2 shtetet e mësipërme duke koonfirmuar kështu kundërshtinë ndaj kësaj vaksine në radhët e shteteve më të rëndësishme europiane.

Ditën e sotme Shqipëria ka nisur vaksinimin e mësuesve me vaksinën Astra Zeneca, pas mbërritjes së 38 mijë dozave të para vetëm pak ditë më parë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb