Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku shqiptari qëlloi me armë dy shtetas marokenë të moshës 33 dhe 39 vjeç. Ngjarja ka ndodhur 43 minuta pas mesnatës së 31 dhjetorit, në zonën Gigante në Milano (Piazzale Selinunte).

Nga pamjet duket momenti kur shqiptari ka qëlluar në kokë 33-vjeçarin, ndërsa tjetrin e ka qëlluar në gjurin e djathtë.

Ai ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave duke i lënë marokenët në pellg gjaku në mes të rrugës. Ambulancat arritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe transportuan menjëherë në spital të lënduarit. Njëri prej tyre është ende në gjendje të rëndë.

Policia gjeti disa gëzhoja në vëndin e ngjarjes dhe falë kamerave të sigurisë arrestoi autorin e ngjarjes pas më shumë se 10 ditësh. Ai ishte strehuar tek apartamenti i dy grave, ndërsa mbetet e paqartë lidhja e tij me to, por po planifikonte të arratisej drejt Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re