Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë mësohet të jetë shprehur se Shqipëria dhe shqiptarët s’mund të presin zhvillimin e zgjedhjeve të radhës më vitin 2025.

Burime bëjnë me dije se kreu i demokratëve ka theksuar se Kryesia e PD dhe Këshilli Kombëtar do e lexojnë siç duhet vendimin e demokratëve për zgjedhjet brenda në parti.

Basha mësohet se ka thënë se është detyra e PD-së që të përballet një orë me parë me ‘regjimin’, ndërkohë që ka theksuar se kjo forcë politike duhet të përgatitet për çdo përballje.

“Eshtë e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia të Këshilli Kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokrateve. Ata e dinë më mirë se ne se çfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj çdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratet na kërkuan vazhdimin e betejës.

Dhe për të arritur ketë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje.

Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptaret dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025”, ka mësohet të ketë thënë Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re