Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folu lidhur me një rikthim të mundshëm në krye të PD të kryeministrit Sali Berisha. Sa i përket kësaj pjese, Gjekmarkaj tha se nuk e shihte ndonjë mundësi për rikthim të Berishës pasi nuk kishte më çfarë të jepte në politikë.
Ndërsa shkoi edhe më tej kur shtoi se nëse një gjë e tillë ndodhte dhe Berisha do të ‘fitonte’ betejën që ka nisur kundër Bashës, atëherë Gjekmarkaj do të largohet nga Partia Demokratike.
“Basha ka thënë që nuk do të ketë një kuvend që dyshon vendimet e Amerikës. Ky është një vendim që PD e ka marrë si një vendim politik, si një vendim që lidhet me çështjet e statutit. Nuk shoh shanse për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë PD-së. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa. Nëse fiton linja e Berishës, unë largohem nga Partia Demokratike,”– tha ndër të tjera Gjekmarkaj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
