Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk e kishte emrin në listën e votuesve ashtu si nënkryetarja e PD, Irena Shestani apo dhe drejtues të strukturave, seksioneve dhe grup-seksioneve, por kjo nuk i pengoi ato të votojnë, pasi e realizuan këtë sipas listës së vjetër të anëtarësisë.

“Është një leksion demokracie ky proces. Po ecën mirë, ka një pjesëmarrje që më emocionon. Për këtë duhet të jetë një reflektim për të gjithë ne për të ndryshuar. PD duhet të ringrihet mbi vlerat që është krijuar. Procesi kalon përtej emrave të veçantë.Bashkimi është themeli mbi të cilin PD duhet të ringrihet. Ku ka më mirë sesa ajo që dëshmojnë kamerat dhe prania juaj. Monitorimi dhe prezenca e medias që dokumenton angazhimin vullnetar dhe vullnetmirë të demokratëve është mbresëlënëse”, u shpreh ndër të tjera kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Pyetjes se kush është kryetar i PD sot ajo iu përgjigj me vendimin e Kuvendit teksa nuk hezitoi të tregojë publikisht dhe votën e saj.

“Vendimmarrja është marrë me 11. Procesi i ringritjes dhe rithemelimit ka vijuar, edhe dita e sotme është në proces i tillë. Sot kam ratifikuar vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit ku kam marrë pjesë, kam votuar për shkarkim. Fakti i këtij procesi sot shkon përtej emrave. Është nevojë e demokratëve për të ringritur PD. Unë jam këtu duke mbështetur një proces të nevojshëm, të domosdoshëm, të vonuar”, përfundoi Ademi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re