Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të fillojë urgjentisht vaksinimin e fëmijëve.

Në një intervistë për RTV Ora, ajo tha se vaksina që ka marrë miratimin për vaksinimin e fëmijëve është ‘Pfizer’, e cila ndodhet edhe në vendin tonë.

“Shqipëria duhet të fillojë në mënyrë urgjente vaksinimin e fëmijëve. Këtë e thotë të gjithë Europa e cila ka nisur vaksinimin e fëmijëve. 80% e fëmijëve në Gjermani është vaksinuar me një dozë të vaksinës dhe 60% i kanë marrë të dyja dozat. Nuk e kuptoj se çfarë pret Shqipëria. Vaksinimi duhet të nisë që tek fëmijët në moshën 12 vjeçe. E vetmja vaksinë që e ka marrë patentën definitive, për të vaksinuar fëmijët dhe gratë shtatzëna, është “Pfizer”,” u shpreh Aurora Dollenberg.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re