Një herë Mbreti Weng vizitoi burgun e pallatit të tij. Atje ai takoi të burgosurit dhe dëgjoi ankesat e tyre.

Një nga të burgosurit që akuzohej për vrasje i tha: “Unë jam i pafajshëm. Të lutem më liro… Unë jam këtu vetëm sepse doja t’i jepja një mësim gruas sime, por aksidentalisht i mora jetën”.

Mbreti vazhdoi më tej. Aty një i burgosur tjetër tha: “Unë u akuzova për ryshfet, por gjithçka që bëra është se pranova një dhuratë.”

Ndërsa Mbreti po kalonin nëpër të burgosur të tjerë, shumë veta i deklaruan mbretit pafajësinë e tyre derisa ai takoi një djalë të ri.

I riu menjëherë deklaroi: “Unë jam fajtor. Plagosa vëllanë tim në një përleshje dhe meritoj dënim. Ky vend më bëri të mendoj për dhimbjen që i kisha shkaktuar atij.”

Duke e dëgjuar, Mbreti thirri rojet e tij dhe tha: “Nxirreni menjëherë këtë kriminel nga burgu. Nëse qëndron më gjatë këtu, ai do të përfundojë duke korruptuar të gjithë këta njerëz të pafajshëm përreth.”

Mësimi:

Në një kohë apo vend ku të gjithë janë të angazhuar për të qënë të pasinqertë, përfitues, apo njësh me gënjeshtrën, të thuash të vërtetën është një akt çlirues, domethënës, akt guximi dhe trimërie.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re