Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara ka dalë me një deklaratë para mediave pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore mes aktorëve politik në vend.

“Jemi shumë të kënaqur që Këshilli Politik ka marrë këtë vendim duke arritur një marrëveshje të rëndësishme pas gjitha asaj punë që është bërë. Të gjitha palët, të gjithë personat e pranishëm, kanë dhënë kontributet e tyre, por edhe kanë hequr dorë, kanë dhënë diçka në mënyrë që të jetë shqipëria ajo që përfiton.

Kjo nuk është e mjaftueshme dhe sa duhet. Por po ta shikojmë më gjerësisht, kjo është një gjë për të cilën shpresoj se të gjithë do të japin mbështetjen e tyre. SHBA ne jemi krenar për këtë marrëveshje dhe do vijojmë t’ju mbështesim në rrugëtimin tuaj europian”, tha Kim.

Lajm në përditësim….

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re