Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka postuar në facebook një video të nxënësve të fshatit Babicë në Vlorë, të cilët shihen teksa zhvillojnë orën e mësimit në ambientet e një lokali dasmash.

Ky reagim i deputetes Zhupa vjen pas debateve në Komisionin e Edukimit, ku ministrja Kushi i cilësoi si montazh fotot ku paraqiteshin nxënësit duke zhvilluar mësim në lokal.

Zhupa thekson se mohimi i bërë prej ministres në komision, si dhe ulëritja e drejtuesit të seancës Petro Koçi, kanë si qëllim intimidimin e opozitës, pasi kryerja e mësimit në ambientet e një lokali dasmash është një fakt siç shihet dhe në video.

“Mësimi në lokal dasmash nuk është montazh. Është fytyra e qeverisë së Ramës me shkollat dhe arsimin në vend.

Ministrja e mohon, Petro ulëret si kapter për ta mbrojtur dhe mendon si mund të intimidoj opozitën!

Ja video faktike e mësimit në lokal në Babice të Vlorës që Ministrja e Arsimit e mohoi ne komision kur unë ja solla si fakt.

Nuk japin zgjidhje por ofrojnë genjeshtra!”, shkruan deputetja Zhupa në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re