Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë do të verifikojë vendimin e dhënë nga Gjyqtari i Lezhës Artan Hajredinaj, në lidhje me një çështje pronësie në zonen turistike të Shëngjinit.

Ankesa është marrë në shqyrtim, pas denoncimit të bërë nga emigranti Besnik Sulaj, sipas të cilit ai e ka pronen me të gjithë dokumentacionin përkatës dhe i paguan taksat shtetit, por prej vitit 2004 e shfrytëzon një përson tjeter.

Bëhet fjalë për 165 metra katror tokë dhe pavarësisht dokumentacionit të rregullt që disponon dhe aktit të ekspertimit që i jep të drejtë, gjyqtari Artan Hajredinaj nuk e mori në konsideratë, duke i dhënë të drejtë të paditurit dhe mos ia rikthyer pronen e zaptuar padrejtësisht Besnik Sules.

Në vendimin e arsyetuar, Gjykata e Lezhës i është referuar hartave të reja, duke mos marrë në konsideratë dokumentacionin si dhe raportin e ekspertes që ishte kërkuar nga vetë gjykata.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re