Ish-drejtori i Agjencisë për Komunikimet Elektronike në Maqedoni, Robert Ordanoski do divorcohet nga gruaja e tij, të cilën ai e quan “Barbie Photoshop”, Agnesa Ordanoska. Arsyeja ishte se ai nuk ishte më drejtor e se nuk do ishte më në gjendje të përmbushte dëshirat e saj.

Lajmin për ndarjen e tyre e dha në një mënyrë shumë të çuditshme dhe të papritur. Teksa ndau në Facebook një video nga momenti kur po festonin për ditëlindjen e vajzës së tij të madhe, mes rrjeshtash ai shkruan: Gjynah që nëna e saj, Photoshop Barbie Agnesa Ordanoska nuk është këtu, në ditëlindjen e 17-të të vajzës së saj, ajo ka një punë më të rëndësishme, po përgatit letrat e divorcit.

“Barbie Photoshop”, siç thërritej nga ish-bashkëshorti, Agnesa Ordanoska dhe Robert kanë së bashku dy vajza, më e madhja 17-vjeçe. Ata kanë së bashku po aq vite dhe gjatë kësaj periudhe të gjatë Agnesa ka pësuar transformime në fytyrë dhe trup. Kjo falë benefiteve që partneri i saj ka pasur në periudhën kur ishte drejtor.

Fotot e publikuara në Instagram të Agnesës paraqesin një jetë luksi, e rrethuar me veshje të firmave të njohura botërore, makina super të shtrenjta dhe vende luksi. Nga ana tjetër Agnesa nuk poston foto të familjes së saj, vetëm të trupit dhe fytyrës së saj. E kundërta ndodh me Robert, i cili është shumë i dhënë pas dy vajzave të tij dhe ish-bashkëshortes.

Tashmë rrugët e tyre janë ndara! Agnesa nuk do jetë më bashkëshortja e Robert, ndaj do duhet të gjejë një tjetër ‘donator’ për ti përmbushur dëshirat e saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re