Policia e Vlorës ka arrestuar juristin Mitri Prifti, i cili dyshohet se qëlloi ndaj Edison Begajt në Kaninë të Vlorës, duke e lënë të plagosur në sy të dy fëmijëve të mitur.

Burime bëjnë me dije për Fax Neës se plagosja ka qenë vazhdim i një sherri të nisur më herët mes Begës dhe autorit Mitri Prifti, në një lokal në zonën e Lungomares.

Disa ditë para ngjarjes (29 Maj) burimet bëjnë me dije se të dy personat janë konfliktuar në lokal, ku Edison Begaj e ka goditur 36 vjeçarin me shpullë në publik. Ky i fundit se ka falur këtë gjë për momentin dhe më pas ka tentuar ta vrasë.

Mendohet se momenti kur Bega ka qëlluar mbi Priftin është filmuar nga kamerat e barit në fjalë, dhe ka qënë kycc për zbardhjen e ngjarjes.

Një element mjaft i rëndesishëm në zbardhjen e plagosjes ka qënë edhe dëshmia e Begajt në polici ku ka ka treguar në lidhje me konfliktin në momentet e para pas ngjarjes teksa më pas kanë nisur hetimet.

Mitri Prifti nuk është një personazh anonim, pasi ai ka dalë në skenë edhe disa vite më parë, kur denoncoi Emiljano Shullazin, që i kishte kërcënuar kushëririn e tij Jani Zaka. Pas akuzave, Prifti doli publikisht dhe i tërhoqi ato duke thënë se nuk e kishte takuar asnjëherë dhe nuk e njihte Shullazin.

“Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për 36-vjeçarin e shpallur në kërkim, për tentativën e vrasjes së shtetasit E. B, të ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.

Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur”, njoftoi policia.

Shpulla në mes të lokalit që s’u harrua/ Si u zbardh atentati ndaj Edison Begës në Vlorë, autori denonconte Shullazin dhe më pas tërhiqte dëshminë

(E.K/Faxweb.al)

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re